Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISubvencionimi i kultivimit të grurit

Subvencionimi i kultivimit të grurit

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka reaguar lidhur me ankesat që janë shfaqur herë pas herë në media të ndryshme për kriteret e përfitueshmërisë për masën e mbjelljes së grurit, veçanërisht sa i përket titujve të pronësisë. AZHBR thekson se fermerët duhet të kenë të qartë që pranohet çdo kontrate qiraje apo çdo dokument i ligjshëm që nënshkruhet ndërmjet palëve, duke përdorur formularin 12 i cili nënshkruhet ndërmjet palëve dhe siglohet në Njësinë Administrative. Gjithashtu, sqaron AZHBR, janë të pranueshme deklarata noteriale të lëshuara nga qiradhënësi i cili përmend tokat bujqësore sipas dokumenteve të pronësisë që ia lëshon dikujt tjetër. “Nëse mungon harta treguese për AMTP dhe Njësia Vendore nuk e lëshon një kopje tjetër, fermeri mund dhe duhet të informohet që formulari 4 që plotësohet më të dhënat e pasurive bujqësore nga ky titull pronësisë, të firmoset nga punonjësi i ekstensionit bujqësor”, thuhet në reagimin për mediat nga AZHBR. Edhe sa i përket mungesës së AMTP (ka humbur), AZHBR nënvizon se Njësia Administrative lëshon shkresë zyrtare e cila informon se kush fermer është i pajisur me titullin e pronësie AMTP me të dhënat identike si AMTP që mund të ketë humbur. Afati për dorëzimin e dokumentacionit për të përfituar mbështetje financiare nga qeveria për kultivimin e grurit është 15 ditë nga njoftimi e-Albania apo njoftimi zyrtar nga Agropika.http://ata.gov.al/2022/10/21/subvencionimi-i-kultivimit-te-grurit-azhbr-fermereve-pranohet-cdo-kontrate-qiraje-mes-paleve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments