Mbi 1 mijë fermerë kanë shfaqur interes përmes portalit e-Albania në më pak se 30 orë, për të përfituar mbështetje financiare nga qeveria për kultivimin e grurit. Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj tha sot për mediet se “gjatë aplikimit nuk nevojitet asnjë dokument. Ato do të duhen pas shpalljes së fituesve”. “Dokumentacioni që kërkohet është certifikata e pronësisë për ata që e kanë të regjistruar dhe kanë një certifikatë pronësie, tapitë e vjetra për familjet bujqësore dhe kontratat e qerasë për ata që e kanë me qira. Për herë të parë kemi një kriter konkurrueshmërie duke i vënë fokus rritjes së sipërfaqeve të mbjella. Vetëm nëse do të kemi aplikime më shumë se buxheti do të fillojë financimi me ato që kanë sipërfaqe më të madhe. Nëse aplikimet do të jenë brenda buxhetit do të marrin financimin të gjithë aplikuesit”, theksoi Selmanaj. Selmanaj u shpreh se “në momentin e verifikimit në terren kërkohet dorëzimi i faturës së grurit dhe faturës së plehrave kimike, për të formalizuar dhe gjurmuar të gjithë procesin”. Prej 1 shtatorit deri në 23 shtator fermerët po aplikojnë në portalin e-Albania. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e agropikave dhe agjencive rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor. Pagesat do të kryhen brenda vitit 2022 për sipërfaqet e mbjella dhe të kontrolluara në parcelë.https://ata.gov.al/2022/09/02/subvencionim-kultivimit-te-grurit-mbi-1-mije-aplikime-ne-me-pak-se-30-ore/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on