Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.

Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes Shqipërisë e Francës dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të këtij qarku e më gjerë, të cilët pas studimeve në Liceun Francez do të mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mëtejshëm.