Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEStuhitë në Antalia shkaktojnë probleme në zonën bregdetare

Stuhitë në Antalia shkaktojnë probleme në zonën bregdetare

Valë të larta prej disa metrash, të shkaktuara nga stuhitë në Antalia, dëmtuan anijet dhe shkaktuan ndërprerje të transportit në rajonin e njohur turistik turk. Kushtet e motit në rajon ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytet. Për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan. Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika. Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm. Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments