Friday, October 18, 2024
HomeLAJMEStuhia 'Daniel' shkakton dukuri të paprecedentë në Greqi dhe disa vende europiane

Stuhia ‘Daniel’ shkakton dukuri të paprecedentë në Greqi dhe disa vende europiane

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe disa mbeten të zhdukur në të gjithë Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të rënda që kanë goditur Evropën Jugore.

Përmbytjet kanë marrë të paktën tre jetë në Greqinë kontinentale, dy në Turqinë veriperëndimore dhe kanë lënë të paktën tre të vdekur në bregdetin e Detit të Zi të Bullgarisë.

Më e keqja mund të mos ketë mbaruar pasi Greqia, e cila ka parë reshje veçanërisht intensive, po përgatitet për më shumë përmbytje.

Një paralajmërim i nivelit 2 nga 3 për stuhi të forta u lëshua për pjesë të Greqisë, me ‘kërcënime’ duke përfshirë reshje të rrëmbyeshme dhe tornado të mundshme.

Stuhia, e cila zyrtarisht është quajtur Daniel nga shërbimet kombëtare meteorologjike në Evropën Juglindore, goditi vendin me reshje shiu, duke përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë.

Të martën, qyteti bregdetar port i Volos, i vendosur rreth 330 kilometra në veri të Athinës, u godit me rreth 10 herë reshjet, afërsisht 375 mm në më pak se 14 orë, sipas bazës evropiane të të dhënave të motit.

Ministri grek i Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias tha se katër persona mbeten të zhdukur në Greqinë qendrore, pjesa e vendit që është goditur më rëndë nga stuhia. Kikilias e quajti stuhinë një “dukuri të paprecedentë”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi po përballet me një “fenomeni krejtësisht ekstrem të motit”, ndërsa ai i kërkoi publikut të ndjekë udhëzimet nga autoritetet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments