Një grup studiuesish izraelitë kanë zbuluar mënyrën e përhapjes së melanomës dhe gjetjet e tyre do të kontribuojnë në zhvillimin e një vaksine kundër formës vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës. Studimi i kryer nga një ekip studiuesish të Universitetit të Tel Avivit dhe Qendrës Mjekësore Sheba në Ramat Gan, zbuloi se qelizat e kancerit të melanomës përhapen duke manipuluar mjedisin e tyre rrethues, veçanërisht duke krijuar enë limfatike të reja në shtresat e sipërme të lëkurës të njohura kolektivisht si ”dermis”. Melanoma dhe format e tjera të kancerit të lëkurës zakonisht shkaktohen nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit. Faktorët e rrezikut përfshijnë ngjyrën e lehtë natyrale të lëkurës, lëkurën me njolla ose djegie lehtësisht në diell dhe një histori familjare të kancerit të lëkurës. Pasi të formohet melanoma, ajo mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit të mbuluara normalisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 325 000 raste të reja të melanomës u diagnostikuan në mbarë botën dhe 57 000 persona vdiqën nga sëmundja në vitin 2020. Melanoma fillon me ndarjen e pakontrolluar të qelizave melanocitare në epidermë, shtresa e sipërme e lëkurës. Në fazën e dytë, qelizat e kancerit depërtojnë në dermë dhe japin metastaza përmes sistemit limfatik dhe të gjakut. Në studimet e mëparshme u vu re një rritje dramatike në densitetin e enëve limfatike në lëkurë rreth melanomës, një mekanizëm që nuk ishte zbuluar nga studiuesit deri më tani. Ekipi hulumtues u drejtua nga profesor Carmit Levy i Universitetit të Tel Avivit dhe profesor Shoshana Greenberger nga qendra mjekësore ”Sheba”. Gjetjet e tyre u publikuan në revistën “Investigative Dermatology”. atsh