Një raport i ri sugjeron se numri i rasteve të reja me kancer në mbarë botën do të rritet ndjeshëm deri në mesin e këtij shekulli.
Sipas të dhënave të publikuara sot në revistën ”The Lancet”, rastet pritet të rriten nga 18,5 milionë në vitin 2023 në 30,5 milionë deri në vitin 2050.
Studiuesit thonë se ky trend lidhet kryesisht me plakjen e shoqërive, pasi personat më të moshuar janë më të ndjeshëm ndaj kancerit.
Megjithatë, duke përdorur një strukturë të standardizuar të moshës për llogaritjet, incidenca relative e kancerit pritet të ulet me 5,7% nga viti 2024 deri në vitin 2050.
Thuajse 42% e 10.4 milionë vdekjeve nga kanceri në vitin 2023 i atribuohen faktorëve që mund të ndryshohen, sipas grupit ndërkombëtar të udhëhequr nga Lisa Force, nga “Washington University në Shtetet e Bashkuara.
Për vlerësimet, studiuesit përdorën kuadrin e projektit “Global Burden of Disease”, duke analizuar periudhën 1990–2023 dhe duke përgatitur një parashikim për vitet 2024–2050.
Zhvillimet kanë qenë të ndryshme sipas vendeve.
Midis viteve 1990 dhe 2023, numri i standardizuar sipas moshës i rasteve të reja të kancerit ka rënë me ,.4% në vendet me të ardhura të larta dhe me 8,8% në vendet me të ardhura mesatare të larta.
Në të kundërt, rastet janë rritur me 28,6% në vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe me 23,6% në vendet me të ardhura të ulëta.