Wednesday, April 9, 2025
HomeSOCIALEARSIMStudentët e Mjekësisë: Të jemi grup interesi në rishikimin e ligjit

Studentët e Mjekësisë: Të jemi grup interesi në rishikimin e ligjit

Studentët e Mjekësisë përmes një deklarate për mediet kërkojnë të jenë pjesë e grupeve të interesit në procesin rishikimit të ligjit për studentët e mjekësisë, duke iu referuar vendimit të dhënë të enjten nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë kundër ligjit që i detyron ata të punojnë 5 vite brenda vendit, përndryshe nuk marrin diplomën, duke kërkuar nga parlamenti rishikimin e ligjit. Studentët theksojnë se janë gati të dalin në protestë nëse kjo e drejtë e tyre, për të qenë pjesë e procesit të rishikimit të ligjit cenohet. “Ne jemi dakord me vendimin. Gjykata Kushtetuese i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma”, bëhet me dije në deklaratën e studentëve të mjekësisë. “Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi i përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi ynë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cenohet”, përfundon deklarata e studentëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ