Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE Strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje

 Strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje

Për shkak të fluksit në rritje në prag të festave të fundvitit në të gjitha pikat e kalimit kufitar strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët e degëve doganore të vendit, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e këtyre degëve. “Duke qenë se tashmë fluksi i hyrjeve në çdo pikë të kalimit kufitar është rritur për festat e fundvitit të gjitha strukturat doganore do të vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë”, deklaroi Gazheli. Gazheli kërkoi përkushtim dhe angazhim të shtuar në realizimin e mbledhjes së të ardhurave, cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments