Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAStresi në moshë të re rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës më...

Stresi në moshë të re rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës më vonë

Një studim i kryer në SHBA zbuloi se individët që ishin të ekspozuar ndaj stresit të rëndë në rininë e hershme kishin një rrezik më të lartë për t’u përballur me probleme shëndetësore të zemrës më vonë në jetën e tyre. Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga 276 persona të moshave 13 deri në 24 vjeç, të cilët morën pjesë në Studimet e Shëndetit të Fëmijëve të lidhur me Universitetin e Kalifornisë Jugore. Pjesëmarrësit u ndanë në 4 grupe sipas niveleve të tyre të stresit: “Stresi vazhdimisht i lartë”, “Stresi në rënie me kalimin e kohës”, “Stresi në rritje me kalimin e kohës” dhe “Stresi vazhdimisht i ulët”.

Si rezultat i studimit të tyre, studiuesit zbuluan se njerëzit me nivele të larta të stresit fitojnë më shumë peshë në moshat e mëvonshme, kanë një rrezik më të lartë të obezitetit dhe për rrjedhojë një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu u zbulua se shëndeti vaskular i këtyre njerëzve ishte më i keq dhe presioni i gjakut ishte më i lartë me rritjen e moshës.

Studiuesi Postdoktoral në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Fanqi Guo, një nga autorët e studimit, në një deklaratë për faqen e lajmeve të universitetit tha, “Ky studim na tregon rëndësinë e menaxhimit të stresit në moshat e hershme si një sjellje shëndetësore parandaluese”. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “American Heart Association”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments