Monday, October 28, 2024
HomeSOCIALEStrategjia kombëtare e punësimit dhe aftësive 2023-2030

Strategjia kombëtare e punësimit dhe aftësive 2023-2030

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, prezantoi draft strategjinë kombëtare të punësimit dhe aftësive 2023-2030 në forumin koordinues të grupit për menaxhim të integruar të politikave, me institucionet, donatorët dhe partnerët për zhvillim. Partnerët kryesorë të sektorit, delegacioni i BE-së, SDC-ja dhe bashkëpunimi gjerman përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për hartimin dhe zhvillimin e një dokumenti të rëndësishëm strategjik dhe konfirmuan mbështetjen drejt vizionit të përbashkët “Punësim Cilësor dhe Aftësim gjatë gjithë jetës, për të gjithë”. Sipas MF-së, dy shtylla strategjike ndërthurin nevojën për të konsoliduar mekanizmat kryesorë të funksionimit të tregut të punës dhe zhvillimit të aftësive dhe për t’u siguruar që askush të mos mbetet pas dhe ka në dispozicion mundësitë e nevojshme për t’u integruar në tregun e punës. Strategjia adreson 16 sfida dhe formulon 16 zgjidhje, të grupuara rreth 5 qëllimeve kryesore: reduktimi i mospërputhjes së aftësive për të gjitha profesionet; rritja e nivelit të aftësive të grave dhe burrave në moshë pune; funksionimi më i mirë i tregut të punës për të gjithë; ndërmjetësimi dhe lëvrimi i programeve mbështetëse për punësim efektiv dhe gjithëpërfshirës dhe sigurimi i punës së denjë për të gjithë dhe kudo. Strategjia vazhdon të qëndrojë e hapur për konsultim publik deri në datën 23 dhjetor 2022.https://ata.gov.al/2022/12/19/prezantohet-strategjia-kombetare-e-punesimit-dhe-aftesive-2023-2030/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments