Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAStrategji Shtetërore për Rininë e Kosovës

Strategji Shtetërore për Rininë e Kosovës

Në Prishtinë është prezantuar procesi hartues i Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024-2032 dhe Plani i Veprimit për vitet 2024-2026. Qëllimi i kësaj strategjie është vënia e rinisë në qendër të zhvillimit. Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku riktheksoi se, hartimi i këtij dokumenti do të tregojë shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë. Ai bazohet në studimet e fundit dhe praktikat më të mira në dispozicion. Procesi është prezantuar sot para krerëve institucionalë, partnerëve strategjikë, deputetëve, zëvendësministrave, shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve nga sektori i rinisë. Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi atë si dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë sepse është strategji që orienton drejt zhvillimit dhe është një mjet reforme për politikbërje ndërsektoriale. “Koncept-dokumenti është artikuluar në mënyrë shumë konstruktive për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë në vend”, shtoi Arnhild Spence, koordinatore e UNKT-së për Kosovë. I tërë procesi është rezultat i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, me mbështetje të UNKT, në veçanti UNDP, UNICEF, UNFPA dhe IOM. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments