Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka nxjerrë në konsultim publik Strategjinë e Sigurisë Rrugore për periudhën 2026–2030, një dokument-kornizë që synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të përafrojë standardet në këtë fushë me ato të BE-së.
Strategjia synon të krijojë rrugë më të sigurta për këmbësorët, drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e tjerë, duke përfshirë masa të qarta për parandalimin e aksidenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Ministria apelon qëndrimin aktiv të komunitetit dhe sektorit profesional përmes konsultimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur objektiva të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore.
Përmes këtij procesi të hapur, qytetarët dhe profesionistët kanë mundësinë të ndikojnë në formësimin e politikave që do të garantojnë një mjedis rrugor më të sigurt për të gjithë.
Faza e konsultimit publik do të jetë e hapur deri më 17.10.2025 dhe komentet mund të dërgohen edhe në adresën zyrtare të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës.