Sipas Qatos synimi është zero aksidente dhe ky është objektivi madhor, sepse dhe objektivi i OBSH-së është që në 2050-ën të ketë zero aksidente.
“Por, kjo lidhet me teknologjinë e mjeteve, infrastrukturën, dhe ndërgjegjësimin. Ka shumë faktorë nuk është vetëm Policia Rrugore”, tha Qato.
Sipas tij, “rreth 26-27% të aksidenteve me pasojë ne i kemi për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë”.
“Prandaj dhe synimi jonë është kontrolli dhe saktësimi se kush janë normat e lejuara të shpejtësisë në një aks rrugor të pacaktuar. Nëse ka tejkalim të normave rrugore, Policia Rrugore merr masën ndëshkuese të shkelësve përkatës”, tha Qato.