Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ”Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren. Lufta është e vështirë, por ata janë në gjendje të shkelin linjat e mbrojtjes ruse dhe kjo tregon rëndësinë e ndihmës sonë”, theksoi ai. SHBA-ja ka njoftuar se do të dërgojë armë të diskutueshme në Ukrainë si pjesë e më shumë se një miliard dollarëve në ndihmë ushtarake dhe humanitare, shkruan BBC. Rusia ka dënuar vendimin e pajisjes me tanket amerikane ”Abrams” me predha mjaft të forta për të shpuar armaturën konvencionale të tankeve. Ato janë bërë me uranium të varfëruar, uranium natyral i zhveshur nga pjesa më e madhe e materialit radioaktiv.