Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Ukraina të vendosë se çfarë kompromisesh është e gatshme të bëjë

Stoltenberg: Ukraina të vendosë se çfarë kompromisesh është e gatshme të bëjë

Në fund të ditës, duhet të jetë Ukraina ajo që vendos se çfarë lloj kompromisesh është e gatshme të bëjë, por ne duhet t’i lejojmë ata të jenë në një pozicion ku të arrijnë një rezultat të pranueshëm rreth tryezës së negociatave, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC, sipas adnkronos. “Nuk do t’i kërkojmë Ukrainës të bëjë lëshime tani, pasi paqja e vërtetë mund të arrihet kur “Ukraina të mbizotërojë”, tha Stoltenberg. Kievi u ka kërkuar partnerëve perëndimorë armë dhe municione prej disa javësh, duke përshkruar një pamje gjithnjë e më të pasigurt në fund të pranverës.

Siç theksojnë edhe analistët dhe ekspertët – Rusia mund të nisë një sulm të ri në frontin lindor ose në atë jugor, ku në orët e fundit ka pasur një situatë veçanërisht të tensionuar. Për më tepër, Ukrainës mund t’i mbarojnë raketat e mbrojtjes ajrore nëse Moska vazhdon bombardimet e saj me ritmin e muajit të kaluar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ngriti alarmin gjatë një fjalimi të transmetuar mbrëmë në TV. “Nëse ata vazhdojnë të godasin çdo ditë siç kanë bërë muajin e fundit, ne mund të na mbarojnë raketat dhe partnerët e dinë këtë”, tha Zelensky. Zelensky i bëri thirrje Perëndimit për furnizime duke theksuar përkeqësimin e situatës në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments