Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Ukraina përballet me vështirësi në fushën e betejës

Stoltenberg: Ukraina përballet me vështirësi në fushën e betejës

Situata në fushën e betejës është e vështirë dhe kjo duhet të na shtyjë edhe më shumë për të ndihmuar Ukrainën, sepse ne nuk mund të lejojmë që Putini ta fitojë këtë luftë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ”Deri më tani nuk kemi parë qëllime reale nga ana e Moskës për arritjen e një marrëveshje me Ukrainën, prandaj duhet ta mbështesim në mënyrë që negociatat të vijnë nga një pozicion i favorshëm”, theksoi ai. Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se ”Bashkimi Evropian ndoshta nuk do të jetë në gjendje të zbatojë planin e tij për të furnizuar Ukrainën me një milion predha artilerie deri në mars 2024 për shkak të gjendjes së prodhimit të industrisë së mbrojtjes dhe pengesave burokratike”. ”Fatkeqësisht agjencia Bloomberg thotë të vërtetën. Nuk ka gjasa që të respektohet”, shtoi ai duke iu referuar planit të BE-së. Kuleba theksoi se shkaku i këtij problemi nuk është mungesa e vullnetit politik, por ”gjendja e mjerueshme e industrisë së mbrojtjes, si dhe shumë gjëra të pasinkronizuara, shumë burokraci”. ”Bashkimi Evropian po punon për eliminimin e këtyre problemeve dhe kjo është arsyeja pse në Berlin i bëra thirrje Bashkimit Evropian që të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse në fushën e industrive të mbrojtjes”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments