Suedia ka përmbushur të gjitha detyrimet e marra me memorandumin trepalësh të nënshkruar në Madrid, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ‘’Në takimin e sotëm ramë dakord që kemi bërë përparim. Hyrja e Suedisë është në interesin e të gjithëve dhe duam që ajo të hyjë sa më shpejt: vonesat e mëtejshme do të favorizojnë vetëm PKK-në dhe Putinin”, theksoi ai në fund të takimit me Suedinë, Finlandën dhe Turqinë në prag të samitit të Vilniusit. Të hënën në kryeqytetin lituanez do të ketë edhe një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez. “Ne monitorojmë nga afër se ku shkojnë ushtarët e Wagner dhe lëvizjet e Prigozhin. Kemi parë disa përgatitje për të pritur një numër të madh të personelit të Wagner në Bjellorusi, por deri më tani nuk kemi vërejtur një numër të madh të mbërritjeve”, shtoi Stoltenberg në lidhje me transferimin e mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi. atsh
Stoltenberg: Suedia të anëtarësohet në NATO
RELATED ARTICLES