Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Nevojiten më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Stoltenberg: Nevojiten më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje anëtarëve të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën që t’i ofrojnë vendit më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në një lidhje me video, njoftoi sot aleanca.

“Stoltenberg theksoi nevojën për t’i siguruar Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Stoltenberg tha gjithashtu se vala e sulmeve me raketa vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën është një kujtesë e ashpër e brutalitetit të luftës së paligjshme të Rusisë.

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, i udhëhequr nga SHBA-ja, është i ngarkuar me koordinimin e dërgesave të armëve në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments