Friday, April 11, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: NATO përgjegjëse për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Stoltenberg: NATO përgjegjëse për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

NATO mund të marrë përgjegjësinë zyrtare për koordinimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën nga shtetet e saj anëtare, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ministrat do të diskutojnë se si NATO mund të marrë përsipër përgjegjësi më të madhe për koordinimin e pajisjeve ushtarake dhe trajnimit për Ukrainën, duke e ankoruar këtë brenda një kuadri të fortë të NATO-s”, u tha Stoltenberg gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Për momentin, vetë NATO nuk ofron zyrtarisht asnjë ndihmë vdekjeprurëse për luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë në territorin e saj. Në vend të kësaj, vendet anëtare të NATO-s koordinuan ndihmën ushtarake përmes diçkaje të quajtur Grupi i Kontaktit të Ukrainës, i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, një marrëveshje e njohur si “Formati Ramstein”. Por pritet që sot ministrat e Jashtëm të NATO-s të diskutojnë propozimin e Stoltenberg për të transferuar përgjegjësinë për koordinimin e ndihmës vdekjeprurëse nga Grupi i Kontaktit të Ukrainës tek NATO-ja. ‘’Qëllimi i propozimit është të bëjë ndihmën për Ukrainën më të qëndrueshme dhe të parashikueshme’’, theksoi Stoltenberg

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ