Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: NATO mirëpret dorëzimin e tankeve amerikanë në Ukrainë

Stoltenberg: NATO mirëpret dorëzimin e tankeve amerikanë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti dorëzimin e parë të tankeve amerikane Abrams në Ukrainë. ”Kontributet e rëndësishme nga aleatët e NATO-s forcojnë aftësinë e Ukrainës për të zmbrapsur forcat ruse”, tha Stoltenberg. “Kundërofensiva e Ukrainës vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm. Në disa zona, forcat ukrainase kanë kapërcyer mbrojtjen e Rusisë. Por ne nuk shohim asnjë shenjë se qëllimet e Putinit kanë ndryshuar”, theksoi shefi i NATO-s. Ai vazhdoi duke thënë se mënyra më e mirë për të arritur paqen e qëndrueshme është rritja e mbështetjes për Ukrainën, sepse “lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës është kërcënimi më i madh për sigurinë tonë në dekada”. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi mbërritjen e tankeve. Në total, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar dërgimin e 31 tankeve në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments