Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh sot në deklaratën e përbashkët për mediet me Presidentin Bajram Begaj nga selia e NATO-s, se Aleanca po investon në Bazën Ajrore të Kuçovës, që do të rrisë sigurinë e hapësirës ajrore të Shqipërisë. Ndërkaq, edhe Presidenti Bajram Begaj në deklaratën e tij vuri në dukje se ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar. Ai theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86 % të produktit të brendshëm bruto. “Parashikojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2 %. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike”, u shpreh Begaj. Qeveria shqiptare, vuri në dukje ai, ka shprehur ambicien, ka paraqitur projektin dhe mirëpret një prezencë detare të NATO-s në portin e ri në Porto Romano. “Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko-Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të Korridorit 8. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Begaj. atsh
Stoltenberg: Investimi në bazën ajrore të Kuçovës rrit sigurinë ajrore të Shqipërisë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on