Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Aleatët e NATO-s mbështetje të plotë Turqisë

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s mbështetje të plotë Turqisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu sot solidaritetin e tij dhe njoftoi mbështetjen për Turqinë, anëtare e aleancës, pasi vendi u godit nga një tërmet 7,4 ballë. ”Solidaritet i plotë me aleaten tonë Turqinë pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkroi Stoltenberg në Twitter. “Aleatët e NATO-s po mobilizohen për mbështetjen”, shkroi ai duke shtuar se ka qenë në kontakt me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu. Mbi 600 persona humbën jetën në Turqi dhe Siri pas tërmetit 7,4 ballë që goditi dy vendet në orët e para të mëngjesit të sotëm. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments