Depozitat bankare të individëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore në banka kanë shënuar rënie gjatë muajit shkurt në raport me janarin e këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në shkurt, stoku i depozitave në sistem zbriti në 1.28 trilionë lekë, me një tkurrje prej 15 miliardë lekë, ose -1.2 % në krahasim me muajin e mëparshëm. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat në lekë u tkurrën me 1% në krahasim me janarin (-5 miliardë lekë) dhe ato në euro me -1.3 % (-9.6 miliardë lekë). Në ecurinë e depozitave në euro ka ndikuar dhe nënçmimi i euros. Ekspertët e bankave shprehen se rënia e kursimeve në lekë u ndikua kryesisht nga tkurrja e depozitave të korporatave, ndërsa ato në valutë si nga individët ashtu dhe nga bizneset. atsh