Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEStërvitje nga ajri e grupeve të kërkim-shpëtimit

Stërvitje nga ajri e grupeve të kërkim-shpëtimit

Një stërvitje e përbashkët e Forcave Ajrore me pilotët dhe operatorët e kërkim-shpëtimit u zhvillua këtë javë në Shqipëri. Qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i bashkëpunimit dhe përfeksionimi i mekanizmave të veprimit në kuadër të operacioneve të kërkim shpëtimit nga ajri. Një stërvitje që u vjen në ndihmë palëve pjesëmarrëse për të qenë në gatiashmëri të plotë në raste emergjencash. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke ndarë video nga trajnimi në rrjetet sociale shkruan se forcat e kërkim-shpëtimit dhe skuadrat e tjera të ndihmës kanë dëshmuar profesionalizëm. “Rritja e aftësive operacionale dhe reagimit të shpejtë në situata emergjente, ishte qëllimi i stërvitjes së Forcës Ajrore me pilotët dhe operatorët e kërkim-shpëtimit. Efektivët, treguan aftësi të jashtëzakonshme, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim të lartë ndaj detyrës së tyre. Krenarë që kemi një ekip të tillë profesionistësh, të gatshëm për të ndihmuar në çdo moment”, nënvizon Peleshi. Në videon e publikuar nga Ministri i Mbrojtjes vërehen forcat e kërkim shpëtimit dhe ekipet e tjera të ndihmës të cilët inpromvizojnë raste të kërkims hpëtimit në zonat malore, duke zbritur dhe u ngjitur me ndihmën e kavove ndërsa helikopteri është në lartësi jo të vogël. Kujtojmë që në harkun kohor të 30 ditëve, tre turistë çekë dhe dy turistë të tjerë huaj, që kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Ndërkohë, javën e shkuar po ashtu, një turistë tjetër i huaj, që kishte mbetur i bllokuar te “Syri i Cikllopit” në Tiranë, për shkak dhe të një dëmtimi në këmbë, është shpëtuar po ashtu nga grupet e kërkim shpëtimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments