Trupat ushtarake shqiptare dhe italiane po kryejnë një stërvitje të përbashkët në Itali. Lajmin e ka bërë ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto me momente nga kjo stërvitje. Stërvitja e përbashkët e trupave shqiptare dhe italiane MASCAL, po kryhet nga kontingjentet KFOR 1 dhe KFOR 3, në Camp Villagio Itali. MM shprehet se, “kjo stërvitje tregoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve, një garanci për sigurinë e rajonit”. atsh
Stërvitje e përbashkët e trupave shqiptare dhe italiane
RELATED ARTICLES