Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESteinmeier viziton nëndetësen e marinës gjermane U-35

Steinmeier viziton nëndetësen e marinës gjermane U-35

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier vizitoi sot një nëndetëse të marinës gjermane U-35 në kryeqytetin e Valetës, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maltë. Nëndetësja është vendosur si pjesë e misionit “Irini” të BE-së në Mesdhe, që u krijua për të zbatuar një embargo të armëve të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë, duke synuar parandalimin e kontrabandës së refugjatëve në rrugët detare. Nëndetësja kishte ndaluar në Valeta për t’u furnizuar me karburant dhe për të marrë ushqime të freskëta. “Ju uroj një mision të qetë dhe mbi të gjitha sukses të madh”, i tha Steinmeier kapitenit të ekuipazhit, Nils Kirschall. Nëndetësja mund të zbulojë dhe monitorojë lëvizjet e anijeve nga distanca të mëdha me teknologjinë e saj “sonar”. Misioni i OKB-së është planifikuar deri në prill 2023. Parlamenti gjerman ka lejuar pjesëmarrjen e 300 ushtarëve. U-35 u largua nga qyteti verior gjerman i Eckernförde më 5 shtator me një ekuipazh prej 31 vetash dhe është planifikuar të kthehet më 13 janar. Ndër të tjera, Steinmeier ka planifikuar të takohet me homologun e tij maltez, George Vella dhe me përfaqësues të Agjencisë së BE-së për Azilin. Presidenti do të vizitojë gjithashtu institucionin kulturor të rrethit Gjermano-Maltese. Në mbrëmje, Steinmeier dotë marrë pjesë në një pritje të organizuar nga ambasadori gjerman, Walter Hassman në kremtimin e Ditës së Unitetit Gjerman, e cila ishte të hënën.http://ata.gov.al/2022/10/07/malte-steinmeier-viziton-nendetesen-e-marines-gjermane-u-35/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments