Sipas platformës gjermane ”Statista”, 10 kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë në vitin 2023 arritën një kapital tregu të kombinuar prej afër 18 trilionë dollarësh, duke tejkaluar Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Kinës prej 17,6 trilionë dollarësh. Sipas të dhënave të kompanive, ”Apple” ishte kompania më e vlefshme në mbarë botën me një kapital tregu prej 3.4 trilionë dollarësh në vitin 2024. Prodhuesi i iPhone kishte një kapital tregu prej 1.1 trilionë dollarësh në mars të vitit 2020 në fillim të pandemisë COVID-19. ”Microsoft” është kompania e dytë më e vlefshme e teknologjisë me një kapital tregu prej 3.3 trilionë dollarësh, një sukses që i atribuohet përparimeve të prodhuesit të ”Windows” dhe zgjidhjet e inteligjencës artificiale. Kompania ”Nvidia” me bazë në SHBA është e treta në listë pasi kapitali i tregut të prodhuesit të çipave u rrit nga 1.2 trilionë dollarë vitin e kaluar në 3 trilionë dollarë në fillim të këtij muaji. ”Alphabet” u rendit i katërti me 2.2 trilionë dollarë, i ndjekur nga ”Amazon” me 1.9 trilionë dollarë, ”Meta Platforms” me 1.2 trilionë dollarë dhe ”Taiwan Semiconductor Manufacturing” me 878 miliardë dollarë. ”Tesla” u rendit e teta me 802 miliardë dollarë, e ndjekur nga ”Broadcom” me 749 dollarë dhe ”Tencent” me 449 miliardë dollarë.
”Statista”: 10 kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë vlejnë më shumë se PBB-ja e Kinës
RELATED ARTICLES