Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEStartup Albania: Mundësi financimi për sipërmarrjet e reja

Startup Albania: Mundësi financimi për sipërmarrjet e reja

“Fondi është 300 milionë lekë. Është fondi më i madh i alokuar nga qeveria shqiptare në ndihmë të kompanive start-up, në disa faza. Këtë herë mendojmë që numri të jetë minimalisht 55 duke vajtur te një numër maksimal 70-75 kompanish. Skema e mbështetjes me grante është ndarë në tre faza. Faza e parë ndihmon idetë e reja, njerëzit të cilët mund të jenë individë shqiptarë, prezentë këtu, të diasporës, por dhe ata që quhen nomadët digjitalë. Ata financohen deri në 100 për qind të vlerës së kërkuar. Faza e dytë ka të bëjë me kompanitë që janë të themeluara, që kanë një prototip, që është funksional dhe ka nevojë për mbështetje për ta zhvilluar akoma më shumë. Këto kompani financohen deri në 4.5 mln lekë dhe deri në 90 për qind të vlerës së kërkuar nga projekti. Faza e tretë janë ato kompani të cilat janë në treg, kanë një produkt që tashmë tregtohet dhe duan mbështetje për ta zhvilluar ose më shumë brenda Shqipërisë ose jashtë territorit. Ato që ne i quajmë përshkallëzim të modelit të biznesit. Në këtë fazë skema financon deri në 85 për qind të vlerës”, theksoi Ymeri.

Sipas tij, prioritet do të kenë 6 fusha, ndërkohë që ka edhe rregulla të detajuara për ata që do të aplikojnë.

“Secila fazë ka disa komponentë që duhen plotësuar, sidomos komponenti i komercializimit të këtyre ideve, sidomos te faza e parë duhet të jetë shumë i qartë. Domethënë ku po shkojmë, nga do vijnë të ardhurat për kompaninë, si do të ndërtohen më tej përtej financimit. Në fazën e dytë dhe të tretë kur kompanitë janë pak më të maturuara, aty kërkohen më shumë detaje rreth modelit të biznesit. Është shumë e rëndësishme që ata të përcaktojnë shumë qartë se si do ta zhvillojnë, cili është tregu i tyre, kë do të targetojnë fillimisht, cilët mund të jenë bashkëpunëtorët fillestarë etj. Prioritetet aty janë 6 sektorë: IT, turizëm, agropërpunim, prodhim, energji dhe manifakturë. Të gjithë këto komponentë ne duam që start-up-et t’i shikojnë si prioritete zhvillimi strategjik, megjithatë nuk kufizohemi te këta sektorë”, u shpreh Arian Ymeri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments