Britania e Madhe nuk duhet vetëm të rrijë dhe të shpresojë, por të shfrytëzojë momentin përballë pasigurisë së vazhdueshme mbi tarifat globale të presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi kryeministri Keir Starmer pasi presidenti amerikan pezulloi disa nga taksat e tij të mëdha të importit.
Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të “njohë se ku qëndron e ardhmja jonë” dhe të pranojë se “bota po ndryshon dhe ne si vend duhet të ndryshojmë me të”, pas një jave paniku tregjesh mbi politikën tregtare të Uashingtonit.
Kjo vjen pasi njoftimi i befasishëm i presidentit amerikan për një pezullim 90-ditor të tarifave të larta në disa vende solli pak lehtësi në tregjet e aksioneve në të gjithë botën.
Mbretëria e Bashkuar ishte kursyer nga tarifat më të larta të vendosura ndaj kombeve të tjera, por taksa “bazë” 10% për të gjitha mallrat që hyjnë në Amerikë mbetet në fuqi, që do të thotë se Britania është në të njëjtin pozicion si ekonomitë e tjera përveç Kinës.
Duke folur gjatë një vizite në Doncaster, Starmer përsëriti mesazhin e tij se ”tarifat sinjalizojnë një botë në ndryshim, në të cilën Britania e Madhe duhet të përshtatet”, por pa kritikuar drejtpërdrejt presidentin e SHBA