Bashkimi Evropian mund të shqyrtojë masa shtesë nëse vendet anëtare vlerësojnë se nuk është bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke shtuar se raundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi nuk ka sjellë rezultate. Në një konferencë për media, ai ka thënë se përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, e ka bërë të qartë se palët rrezikojnë të mbetën prapa në një situatë kur vendet e tjera të rajonit po përparojnë në rrugën drejt BE-së. “Përfaqësuesi i Lartë nuk tha nuk ka thënë se dialogu ka dështuar. Ai tha se ky raund i dialogut nuk ka sjellë rezultate, sepse palët nuk kanë arritur të pajtohen dhe ky është skenari që po e kemi përsëri e përsëri kohëve të fundit. Pra, ky është sigurisht një zhvillim shumë domethënës për të parë se palët nuk janë në gjendje të thyejnë dallimet e tyre, por më lejoni të kujtoj një gjë, BE-ja nuk është palë e dialogut, palët e dialogut janë Kosova dhe Serbia, BE-ja është lehtësues i bazuar në dëshirat e shprehura nga të dyja palët, i miratuar nga e gjithë OKB-ja dhe po ashtu, ne jemi duke bërë lehtësim. Me fjalë të tjera, ne po ndihmojmë të dyja palët të kalojnë mosmarrëveshjet e tyre, por nuk do të jemi kurrë të suksesshëm për sa kohë që palët do të refuzojnë të shkojnë në rrugën e kompromisit”, ka thënë Stano. Stano ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, informoi shtetet anëtare lidhur me zhvillimet e së enjtes në Bruksel. “Pra, pas ditës së djeshme, natyrisht, dua të them se jemi në një situatë që sigurisht është serioze, përfaqësuesi i lartë ishte shumë i qartë. Ai tha se Kosova dhe Serbia rrezikojnë të mbeten në një situatë kur të gjithë rreth tyre në rajon po përparojnë në rrugën e anëtarësimit, sepse rruga e anëtarësimit është përmes dialogut në rastin e Serbisë dhe Kosovës dhe rrezikojnë të mbesin prapa. Pra, përfaqësuesi i lartë, përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, pas këtij raundi të dialogut të nivelit të lartë shkoi në vendet anëtare, informoi shtetet anëtare dhe do të informojë përsëri shtetet anëtare në nivele të ndryshme për atë që ndodhi, për analizën tonë se çfarë ndodhi dhe pse, dhe më pas shtetet anëtare të BE-së do të vendosin se çfarë do të ndodhë më pas në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Por përsëri, BE-ja është lehtësuesi. Ne mund të arrijmë më shumë por vetëm aq sa palët janë të gatshme të pranojnë”, ka thënë ai. Sipas zëdhënësit të BE-së ende nuk është parë depërshkallëzimi i plotë.
Stano: Kosova dhe Serbia po rrezikojnë rrugën e anëtarësimit
RELATED ARTICLES