Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction).
Spitali Rajonal Memorial Fier është e para strukturë spitalore ku është pilotuar autonomia menaxheriale ku investimet dhe stafi i kualifikuar janë bërë pikë reference për gjithë rajonin e jugut të vendit.
Spitali ka kapacitet 150 shtretër dhe ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.





