Spitali është një investim bashkëkohor që ofron kushte më të mira për të gjithë katërputroshët që kanë nevojë për veteriner.Me një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe kujdes 24/7, Vet Hospital Tirana është tashmë një strehë e sigurisë dhe shërbimit cilësor për kafshët shtëpiake, duke ofruar trajtim të specializuar dhe një mjedis miqësor me kafshët.Spitali ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe ka në përdorim pajisje dhe teknologji të avancuara për diagnostikimin e shëndetit të kafshëve, ndërsa angazhon edhe profesionistë të huaj për ekspertizë më bashkëkohore në këtë fushë.