Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISpitali Infektiv përfundon së shpejti

Spitali Infektiv përfundon së shpejti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Spitalin Infektiv, i cili pritet të përfundojë së shpejti për t’u kthyer në një qendër ekselence për sëmundjet infektive. “Tashmë spitali ka përfunduar, siç shihet. Jemi në momentet e fundit të mobilimit, të vendosjes së aparaturave. Bëhemi gati që së bashku me të gjithë ekipin, me të gjithë ata të cilët kanë punuar, kanë kontribuar dhe janë në krye të detyrës ashtu sikurse kanë qenë përherë edhe do të jenë tashmë akoma më shumë të motivuar për të bërë më të mirën për qytetarët, të çelim dyert e këtij spitali. Me investimin që kemi bërë në infrastrukturë, ta kthejmë këtë spital në një qendër të vërtetë ekselence për sëmundjet infektive. Ky është objektivi dhe me misionin për të shërbyer sa më mirë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu. Investimi për rindërtimin e Spitalit Infektiv vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19. Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Spitalin Infektiv, i cili pritet të përfundojë së shpejti për t’u kthyer në një qendër ekselence për sëmundjet infektive. “Tashmë spitali ka përfunduar, siç shihet. Jemi në momentet e fundit të mobilimit, të vendosjes së aparaturave. Bëhemi gati që së bashku me të gjithë ekipin, me të gjithë ata të cilët kanë punuar, kanë kontribuar dhe janë në krye të detyrës ashtu sikurse kanë qenë përherë edhe do të jenë tashmë akoma më shumë të motivuar për të bërë më të mirën për qytetarët, të çelim dyert e këtij spitali. Me investimin që kemi bërë në infrastrukturë, ta kthejmë këtë spital në një qendër të vërtetë ekselence për sëmundjet infektive. Ky është objektivi dhe me misionin për të shërbyer sa më mirë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu. Investimi për rindërtimin e Spitalit Infektiv vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19. Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments