Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga kantieri i rehabilitimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv në QSUT, ku po punohet me ritëm të lartë për ta përfunduar brenda verës. Manastirliu siguroi se Spitali Infektiv në QSUT do të jetë një qendër reference për sëmundjet infektive, me kushtet dhe standardet më të mira, për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore. Investimi me vlerë prej 5.6 milionë euro konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Ky investim vjen në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin spitalor dhe veçanërisht në përgjigje të fuqizimit të kapaciteteve për shërbimet spitalore për sëmundjet infektive dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Kapaciteti i plotë i këtij spitali do të jetë 118 shtretër. Projektimi i dhomave të pacientëve është me presion ajri negativ për të mos lejuar qarkullimin e sëmundjeve infektive nga dhoma në ambientet e përbashkëta. Projekti parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe shtim të kapaciteteve do të ketë dhe në repartin e urgjencës. Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Spitali i ri do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.https://ata.gov.al/2022/08/08/spitali-infektiv-gati-brenda-veres/
Spitali Infektiv, gati brenda verës
RELATED ARTICLES