Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISpitali i ri intern,drejt përfundimit

Spitali i ri intern,drejt përfundimit

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni për studentët e Mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments