Çatia e spitalit të Matit është mbuluar me panele fotovoltaike, duke u bërë kështu autoprodhues i energjisë elektrike. Spitali i Matit ka pësuar një ndryshim rrënjësor, ku është kryer sistemi i termoizolimit dhe edhe hidroizolues i të gjithë ndërtesës, ndriçim LED dhe panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë. Përveç spitaleve panelet fotovoltaike po vendosen edhe në shkolla në disa qytete të vendit.