Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASpecialja liron nga burgu Nasim Haradinajn

Specialja liron nga burgu Nasim Haradinajn

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është liruar nga burgu. Lirimin e tij me kusht e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes një komunikate për media. Në vendim thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë Raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve. Në njoftim gjithashtu thuhet se Haradinaj është zotuar se “nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments