Numri i lindjeve në Spanjë, ku rritja e popullsisë varet nga emigrantët, është ulur me 25 për qind në 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Statistikave të Spanjës (INE), numri i foshnjave të lindura në Spanjë në gjashtë muajt e parë të vitit ishte 156 202, një rënie prej 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Një tjetër element që bie në sy në statistika është rënia e numrit të lindjeve në të gjitha grupmoshat, përveç atyre mbi 40-vjeç. Në 6-mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ka pasur një rritje prej 5,4 për qind të lindjeve për moshat 40-44 vjeçe, 76,7 për qind për moshat 45-49-vjeçe dhe 137 për qind për ata mbi 50 vjeçe. Theksohet se mosha e amësisë në Spanjë rritet çdo vit dhe se nënat e 40 për qind të fëmijëve të lindur në vitin 2023 do të jenë mbi 35 vjeçe. Ekspertët theksojnë se vonesa e moshës së grave për t’u bërë nënë është për shkak të faktorëve ekonomikë dhe socialë. Sipas shifrave zyrtare në fund të vitit 2023 në Spanjë, popullsia e vendit ishte 48 592 909 banorë, një rritje prej 1,06 për qind krahasuar me një vit më parë dhe u raportua se 13,4 për qind e popullsisë përbëhej nga të huajt. Emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullsisë në vend.
SPANJË – Rënie e ndjeshme e lindjeve gjatë 10 viteve të fundit
RELATED ARTICLES