Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSpanja shkarkon Enrique

Spanja shkarkon Enrique

Federata Spanjolle e Futbollit zyrtarizoi sot shkarkimin nga detyra e komisaritk teknik Luis Enrique. Eleminimi përballë Marokut ka qenë fatal për trajnerin asturian, të cilit i skadonte kontrata në fund të muajit. Bilanci i “Lucho”-s me “’La Roja” mbyllet me 19 fitore, 7 humbje dhe 12 barazime.Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Federata Spanjolle e Futbollit zbuloi po sot edhe pasuesin e 52-vjeçarit. Mësohet se do të jetë Luis De La Fuente komisari i ri teknik i Spanjës. Me këtë vendim krerët e Federatës iberike nuk kanë prefeuar që të ndryshojnë shumë gjëra nga puna që është bërë deri më tani pasi De La Fuente e njeh fare mirë ambientin pasi ishte trajneri i Spanjës U-21 që prej vitit 2018.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments