Njëzet e shtatë vendet anëtare të BE-së do të takohen të enjten dhe të premten për të diskutuar, ndër tema të tjera, propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për krijimin e qendrave të tilla për të luftuar migrimin e parregullt.
Ministrja spanjolle e Punës, Yolanda Díaz – nga partia e majtë Sumar – e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të Spanjës – tha se nuk ishte dakord me idenë.
“Politika e migracionit që po zhvillojmë tashmë po funksionon”, tha zëdhënësja e qeverisë, Pilar Alegria duke e kundërshtuar kategorikisht një plan të tillë.
Një debat i vazhdueshëm në Spanjë është duke u zhvilluar mbi planin për të përdorur një aeroport relativisht të ri, por pothuajse të papërdorur në rajonin qendror të Castilla-La Mancha, si një qendër pritjeje për migrantët.
Shumë migrantë, përfshirë të mitur, kanë mbërritur në Ishujt Kanarie, një arkipelag spanjoll në brigjet e Afrikës veriperëndimore, muajt e fundit.
Ishujt Kanarie po bëjnë presion për një shpërndarje të drejtë të këtyre migrantëve dhe mbështetje nga qeveria qendrore.