Sipas Institutit të Statistikave, afërsisht 11,7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024, shkruan Amanda Luhn në të përditshmen amerikane “South Texas News”.

Shumica e vizitorëve ishin nga vendet fqinje si Kosova dhe Italia, ndërsa 306 000 turistë ishin nga SHBA-ja.

Ndërsa evropianët zbulojnë sharmin e këtij vendi mesdhetar, Shqipëria është ende një perlë e fshehur për amerikanët.

Jeni duke kërkuar një vend të ngjashëm me Greqinë por me gjysmën e çmimit? Dëshironi pica dhe makarona të shkëlqyera pa turmat e Romës? Shqipëria i ka të gjitha; plazhe, male, qytete historike piktoreske dhe një kryeqytet të gjallë – dhe të gjitha me çmime të përballueshme dhe me një atmosferë miqësore!