Nis sot ‘Eurovision 2023’, festivali më i madh i këngës në Evropë. Festivali do të mbahet në ‘Liverpool Arena’, në Mbretërinë e Bashkuar, por përfaqësuesit e Shqipërisë do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj. Dy netët gjysmëfinale do të mbahen më 9 dhe 11 maj, ndërsa më 13 maj do të jetë finalja e madhe. Performancat live të përfaqësueses së Shqipërisë, Albinës dhe Familjes Kelmendi, janë vlerësuar pozitivisht në provat e realizuara në Liverpul. Edhe në rrjet kënga “Duje” ka marrë vlerësime të larta. Nata e parë e ‘Eurovision 2023’ do të ketë të ftuar speciale edhe Rita Orën. Fillmisht këngëtares shqiptare e familjes së saj, do u duhet të jenë ndër fituesit e gjysmëfinales së dytë, për të mundur të ngjiten në skenë, në finalen e 13 majit. ‘Eurovision 2023’ do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzikë, dhe Radio Tirana. atsh