Dita e sotme parashikohet që të mbizotërohet me vranësirave të shpeshta. Kjo do të krijojë që herë pas here të ketë momente me pika shiu duke bërë që ditën e sotme të mos e lemë çadrën në shtëpi. Ndërsa në zonat malore pritet reshje të izoluara dëbore. “Herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu. Kjo situatë deri në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore do të kemi reshje të pakta shiu, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi reshje të izoluara dëbore”, tha sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje live për Klan News. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që e shtuna dhe e diela të sjellin kthjellime. Megjithatë edhe në fundjavë do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Ato do të jenë më shumë prezente gjatë ditës së shtunë dhe më së shumti në zonat veriore. Në Qarkun e Kukësit dhe të Pukës priten momente të pakta dhe të izoluara të reshjeve. E diela do të sjellë intervale më të gjata kthjellimesh. Herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash, por nuk priten reshje.
Sot çadrën me vete, sinoptikani jep një lajm të mirë për fundjavën
RELATED ARTICLES