Kompania Sony ka paraqitur një model të ri të konzolës PlayStation 5 (PS5) në Japoni, i cili është fizikisht më i vogël dhe ka një kapacitet më të lartë memorie. Dyqanet në Japoni kanë filluar shitjen e konzolave të reja PS5 Slim, tha Sony Interactive Entertainment. Modeli pa disk kushton 395 dollarë dhe modeli i pajisur me disk ultra HD Blu-Ray është i disponueshëm për 442 dollarë. Modeli i ri është afërsisht 30 për qind më i vogël se dizajni fillestar i lançuar në nëntor 2020 dhe kapaciteti i tij i memories është rritur në 1 terabajt. Krahasuar me modelet e para, pesha është ulur me 18 për qind për modelin PS5 Slim të pajisur me disk dhe 24 për qind për modelin pa disk. Kompania japoneze, e cila planifikon të ndalojë shitjet e modeleve të vjetra pasi stoqet aktuale po shterohen, do të fillojë shitjet jashtë vendit të PS5 Slim më vonë këtë muaj.
Sony prezanton konzolën kompakte PS5 Slim
RELATED ARTICLES