Elbasani, qyteti i shumë portave dhe sofrave ka hapur dyert dhe mirëpret me qindra miq jo vetëm nga vendi, por edhe trojet shqipfolëse e më tej, për të festuar Ditën e Verës. Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës. Si festë pagane, “Dita e Verës’, shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë. Ndaj, Elbasani është shndërruar në kryeqendër të festimeve edhe këtë 14 mars, ku nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, do të realizohen një sërë aktivitetesh artistike, për fëmijë, të rinj e të rritur. Festimet e ditës së verës kanë nisur me shumë aktivitete si edhe “Sofra e Elbasanit” me temë “S’vyshket Lulja e e Elbasanit, s’mehet Sofra e Bujarisë”, ku gërshetohet tradita, e lashta me modernen, e bukura dhe kënaqësia, miqësia dhe dashuria. Qendra e Artit, ka sjellë ripërjetimin e Sofrës Elbasanase, që bën bashkë kulinarinë, folklorin dhe traditën. E konceptuar me dekor që sjell ndjesinë e Kalasë së Elbasanit, inskenim i dasmave të vjetra elbasanase, gatim live si në një shtëpi të vjetër Elbasani. “Sofra e Elbasanit” ka qenë gjithmonë plot per miqtë , ndaj mirëseerdhët në Elbasan. Ne kemi shumë tradita qytetare, shumë këngë, ndaj uroj të kënaqeni bashkë me miqtë e tonë në Elbasan. Këto janë vlerat tona, ne jemi ai qytet i lashtë që ka mbjell kulturën, dijen dhe arsimin. Ne jemi Elbasani, dhe ne e kemi traditën e Ditës së Verës të cilën do ta vazhdojmë ta trashëgojmë ndër breza”, tha Llatja. Në këtë event kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre deputetët e Elbasanit si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, artistë të këngës popullore, tenori Kastriot Tusha, vëllezërit Zena, Shkëlzen Jetishi. Sofrën e ka përshëndetur Ansambli Kombëtar i Tiranës, si edhe etnologu Thanas Meksi, i cili kontributin e tij e ka dhënë duke shkruar për vlerat e Elbasanit. Elbasanllinjtë në “Ditën e Verës” mblidhen në sofra dhe festojnë për më shumë begati e shëndet, ata falënderojnë natyrën, Perëndinë për këtë mrekulli qe ka dhuruar, stinën e verës. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on