Monday, November 25, 2024
HomeMJEDIS“Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri

“Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri

Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë – zbuloni plazhet mahnitëse të Shqipërisë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Skyscanner”. Bukuri natyrore dhe komoditete të shkëlqyera. Zhytuni në kulturën shqiptare dhe mos humbisni plazhet e saj të mrekullueshme. Ato zakonisht mund të arrihen me transport publik dhe ndodhen pranë qyteteve dhe fshatrave të rrethuara nga bare dhe restorante.

Diell, aktivitete dhe ushqim i shijshëm Ashtu si në shumë destinacione evropiane, klima në Shqipëri është e ngrohtë dhe me diell midis majit dhe shtatorit. Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar, kështu që është më mirë ta organizoni udhëtimin tuaj në maj ose shtator, për të shmangur turmat dhe për të patur më shumë hapësirë. Përveç rrezeve të diellit dhe notit, mund të bëni një udhëtim me varkë, të merrni me qira një kajak dhe të bëni një shëtitje në zonat piktoreske. Në disa plazhe të Shqipërisë mund të gjeni shpella ose ishuj që mund të arrihen me kajak ose not. Gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri mund të provoni kuzhinën lokale. Pjata më e famshme në vend është byreku, zakonisht i mbushur me spinaq, djathë apo mish. Një tjetër pjatë lokale është tava e kosit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments