Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkemë e re për kompensimin e pronarëve

Skemë e re për kompensimin e pronarëve

Një skemë e re për kompensimin e pronarëve ka hyrë tashmë në fuqi, e cila parashikon kompensimet për vendimet përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, llogaritjen e vlerës së saj, ndryshimi në përllogaritje për kompensimin fizik,masa e kompensimit për subjektet e shpronësuara, ndryshimet në zërat kadastral, etj. Rtsh.al, që ka zbardhur dhe skemën e re, nxjerr në pah edhe një pikë tjetër që është problematika me subjektet që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe asaj Administrative, lidhur me mosmarrëveshjet për vlerësimin financiar. Vlerësimi financiar për kompensim Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare duhet të sigurojë që vlera e përgjithshme e kompensimit, pavarësisht formës së kompensimit, të jetë jo më pak se 10 për qind e vlerës së pronës, të llogaritur sipas zërit kadastral aktual. Për këtë qëllim, kur pronës së njohur për kompensim i ka ndryshuar zëri kadastral, si dhe nga vlerësimi i vendimeve përfundimtare, rezulton që subjekti i shpronësuar përfiton më pak se 10 për qind të vlerës së pronës së llogaritur sipas zërit kadastral aktual, prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral aktual. Kur nuk kanë ndryshuar zërat kadastralë Vendimet përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, kur nuk ka ndryshuar zëri kadastral, vlerësohen financiarisht, sipas rregullave të mëposhtme: a) llogaritet vlera e pronës së njohur për kompensim, duke u bazuar në zërin kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit; b) llogaritet vlera e pronës së kthyer, e kompensuar fizikisht apo e përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas ligjeve që kanë rregulluar kthimin dhe kompensimin e pronave; c) vlerës së pronës së kthyer, i zbritet vlerës së pronës së njohur për kompensim; ç) në rastet kur vlera e pronës së kthyer është më e madhe sesa vlera e pronës së njohur për kompensim, atëherë vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar, që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, është i barabartë me zero lek dhe subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Vlera e pronës më e madhe se kompensimi Në rastet kur vlera e pronës së njohur për kompensim është më e madhe sesa vlera e pronës së kthyer, atëherë vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar, që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, është i barabartë me diferencën që rezulton duke zbritur vlerën e pronës së kthyer nga vlera e pronës së njohur për kompensim. Vendimet përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, kur ka ndryshuar zëri kadastral, vlerësohen financiarisht, sipas rregullave të mëposhtme: a) llogaritet vlera e pronës së njohur për kompensim, duke u bazuar në zërin kadastral aktual; b) llogaritet vlera e pronës së kthyer, e kompensuar fizikisht apo e përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas ligjeve që kanë rregulluar kthimin dhe kompensimin e pronave; c) vlerës së pronës së kthyer, i zbritet vlerës së pronës së njohur për kompensim; ç) në rastet kur vlera e pronës së kthyer është më e madhe sesa vlera e pronës së njohur për kompensim, atëherë vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar, që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, është e barabartë me zero lek dhe subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Në rastet kur vlera e pronës së njohur për kompensim është më e madhe sesa vlera e pronës së kthyer, atëherë vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar, që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, është i barabartë me 10 për qind të diferencës që rezulton duke zbritur vlerën e pronës së kthyer nga vlera e pronës së njohur për kompensim. Vendimet përfundimtare që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit të pronës, vlerësohen financiarisht, sipas rregullave të mëposhtme: a) kur nuk ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, vlera e pronës llogaritet duke u bazuar në zërin kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit; b) kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, vlera e pronës llogaritet duke u bazuar në zërin kadastral aktual. Subjekti i shpronësuar kompensohet në masën 10 për qind të vlerës së pronës, sipas zërit kadastral aktual. Llogaritja për subjektet e shpronësuara Përjashtimisht, kur vlerësimi financiar sipas zërit kadastral, që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, është më i madh se 10 për qind e vlerës së pronës së llogaritur, subjekti i shpronësuar kompensohet me vlerën e llogaritur sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit. Çdo pronë, e cila është pjesë e fondit të tokës, pavarësisht nëse u është kaluar e drejta e pronësisë ose e drejta e përdorimit njësive të qeverisjes vendore ose çdo autoriteti tjetër publik, që ligji i njeh të drejtën e transferimit të pronave të paluajtshme të shtetit, nuk mund të tjetërsohet, të rëndohet ose të disponohet në çdo mënyrë tjetër. Këto prona ruhen dhe mirëmbahen në gjendjen që janë dhe mbeten pjesë e fondit të kompensimit fizik në dispozicion të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon vlerësimin e vendimeve përfundimtare për çdo rast kur ka ndryshuar zëri kadastral. Gjykata e Tiranës dhe ajo Admninistrative Subjektet që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë, kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes. Kur subjekti nuk heq dorë nga gjykimi i çështjes, gjykata kryen njohjen e së drejtës së pronësisë në përputhje me parashikimet e ligjit. Subjektet që i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar, kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për vlerësimin e vendimit. Kur subjekti nuk heq dorë nga gjykimi i çështjes, gjykata kryen vlerësimin financiar në përputhje me parashikimet e ligjit.https://lajme.rtsh.al/artikull/skeme-e-re-per-kompensimin-e-pronareve-shpronesimet-problematikat-ne-gjykata-dhe-si-do-te-behet-vleresimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments