Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se, në datën 20 mars hapet thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023. Gjatë një interviste televizive, Krifca theksoi se, “do të vijoj mbështetja për një sërë sektorësh. Skema e naftës gjithashtu do të vijojë për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliard lekë, ndërsa blegtoria do të jetë prioritet”. Ministrja bëri të ditur se, risia në blegtori dhe bletari është fakti që do të financohen të gjithë aplikantët në mënyrë propocionale në përputhje me buxhetin që është në dispozicion. “Pra e gjithë kërkesa e tyre do të financohet pavarësisht se mund të ulet masa e financimit në raport me kërkesën të cilën ne e kemi të pamundur që ta parashikojmë”, deklaroi Krifca. Ministrja nënvizoi se, “ajo ç’ka ne po bëjmë, nëpërmjet politikave tona është të mbështesim fermat e mëdha të cilat kanë mundësi të rrisin produktivitetin e tyre. Jemi duke i mbështetur për krijimin e stallave dhe të gjithë infrastrukturës për mirëqenien e kafshëve apo fermave të ndryshme blegtorale për prodhimin e qumështit duke investuar deri në 70% në grant të ndërtimit të kapaciteteve, apo siç kemi mbështetur të gjithë sektorin e përpunimit të nënprodukteve të qumështit”. Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi adreson një buxhet prej 3.3 miliard lekësh. Thirrja do të hapet në datën 20 mars dhe do të zgjas deri më 11 prill 2023. Në kuadër programeve që mbështesin fermerët dhe bujqësinë, Krifca u ndal edhe tek programi IPARD. “Shumë shpejt ne besojmë që brenda pranverës do të kemi mundësinë ta çelim këtë thirrje. Sigurisht sfidë mbetet një buxhet i madh i cili është miratuar që është 146 milion euro, është 56% më shumë se sa programi IPARD II, çka tregon për një besim të shtuar për strukturave që janë akredituar dhe ndaj Shqipërisë”, tha ajo. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on