Prania e një fetusi të kalcifikuar për 30 vjet është një fenomen i rrallë, që mund të japë njohuri të vlefshme për profesionistët e mjekësisë.
Në mënyrë interesante, që në vitin 2013, “ABC News” raportoi se një grua kolumbiane 82-vjeçare u trondit kur shkoi tek mjeku për dhimbje të legenit dhe iu tha se dhimbja shkaktohej nga një fetus ‘gur’ 40-vjeçar.
Dr. Kim Garcsi nga “University Hospitals Case Medical Center” në Cleveland, u citua duke thënë se “gjendja ishte kaq e rrallë, sa është regjistruar vetëm rreth 300 herë në literaturën mjekësore”.
Dr. Garcsi shpjegoi se lithopedioni krijohet kur shtatzënia formohet në bark dhe jo në mitër.
Kur shtatzënia dështon, zakonisht sepse fetusi nuk ka furnizim të mjaftueshëm me gjak, trupi nuk ka mënyrë për ta nxjerrë atë.
Si pasojë, trupi e shndërron fetusin në gur, duke përdorur të njëjtin proces imunitar që mbron trupin nga çdo objekt i huaj i zbuluar në sistemin e njeriut.
Dr. Garcsi tha se mund të duket e çuditshme, por ky proces përdoret vazhdimisht në trup për të ruajtur shëndetin.





